Ministri i Jashtëm i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, tha dje se lista e kushteve që Arabia Saudite dhe aleatët e saj ndaj shtetit të tij “duhej të hidhej poshtë”.
Pasi Arabia Saudite dhe gjashtë vende të tjera të Gjirit ndaluan çdo marrëdhënie bashkëpunimi me Katarin, me arsyetim se ky shtet po financonte terroristët në Siri dhe Irak, shtetet arabike i dërguan një listë me kushte Katarit.
Por, kryediplomati i Katarit deklaroi dje në Romë të Italisë, se kjo listë mund ta dëmtojë sovranitetin e Katarit, raporton Al Jazeera, përcjell Insajderi.
“Të gjithë janë të vetëdijshëm se këto kërkesa kanë për qëllim të shkelin sovranitetin e shtetit të Katarit, dhe të shtypin lirinë e fjalës” tha ai.
“Vendet bllokuese nuk e kanë respektuar ligjin ndërkombëtar, nuk e respektojnë rendin botëror”, deklaroi ai.
Gjatë ditës së djeshme presidenti rus, Vladimir Putin bisedoi me Emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani, njoftoi Kremlini zyrtar.
Sipas njoftimit të shtetit rus, Putin dhe al-Thani biseduan për marrëdhëniet ekonomike mes dy shteteve. /Insajderi.com