Ka eskaluar situata në rektoratin e Universitetit të Prishtinës, aty ku sot për disa orë protestuan studentët. Mësohet se tash ka ndërhyrë edhe policia e Kosovës meqë rast studentët protestues po largohen dhunshëm nga shkallët e objektit.
Ky reagim i studentëve, vjen si pasojë e pretendimeve të tyre për shkelje statutore të UP-së nga U.D sekretarit, Besfort Krasniqi dhe rektorit, Naser Sahiti.
Këto tensione u krijuan fiks në kohen e zgjedhjeve për Këshillin Drejtues.
Krasniqi përmes një interpretimi që ua dërgoj antarëve të senatit i njoftoi se nuk kanë të drejtë vote në këto zgjedhje pasi iu është shkëputur mandati, ani pse në statut të UP-së parashihet deri me datë 30 shtator të këtij viti.
Video: