Bashkëshortja e këngëtarit shqiptar Devis Xherahu, Ertemiona Mejdani feston sot ditëlindjen dhe në ditën e saj të veçantë është surprizuar nga partneri me një tortë dhe një dedikim shumë romantik.
Këngëtari ka publikuar një foto ku shihet duke përqafuar partneren e tij dhe si mbishkrim i uron që ata të plaken bashkë.
“Nuk di si te shprehem sot ne diten tende te lindjes, gjysma ime, sepse ti je njeriu qe nuk kerkon asgje dhe qe meriton gjithcka
Dua te te shoh keshtu gjithe jeten te buzeqeshur
Sepse buzeqesja jote eshte lumturia ime..
Sepse ti linde per te dhene vetem miresi,
Jam me fat qe te kam prane dhe i lutem zotit te plakemi bashke…
Happy Birthday dashuria ime.. ”, shkruan Devisi.