Insajderi
Insporti

Chelsea në krizë të thellë, Rosenior pranë shkarkimit pas pesë humbjeve pa gol

Insajderi
22 April 2026 - 18:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Chelsea në krizë të thellë, Rosenior pranë shkarkimit pas pesë humbjeve pa gol
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Situata te Chelsea po bëhet gjithnjë e më e tensionuar, ndërsa drejtuesit e klubit janë duke zhvilluar diskutime të brendshme për të ardhmen e trajnerit Liam Rosenior.

Sipas raportimeve të fundit, hierarkia e “Bluve” po shqyrton dy alternativa kryesore: vazhdimin e bashkëpunimit me teknikun anglez ose shkarkimin e tij, pikërisht në një moment kritik të sezonit.

Edhe pse deri më tani klubi kishte shfaqur mbështetje për Roseniorin, rezultatet e fundit kanë vënë gjithçka në pikëpyetje. Chelsea vjen pas një serie prej pesë humbjesh radhazi, pa arritur të shënojë asnjë gol – një statistikë alarmante për një skuadër të këtij niveli.

Këto zhvillime ndodhin në prag të një përballjeje të rëndësishme në FA Cup, duke e bërë edhe më urgjente marrjen e një vendimi nga drejtuesit e klubit londinez.

Diskutimet pritet të intensifikohen në orët në vijim, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Rosenior do të marrë një tjetër mundësi apo do të bëhet viktima e radhës e krizës së rezultateve në “Stamford Bridge”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark