Siç duket, feminizmi mund të jetë tepër joshës, ose të paktën kryerja e barabartë e punëve të shtëpisë.
Një studim i ri, i cili do të publikohet në ‘Journal of Marriage and Family’, tregon se çiftet që i ndajnë punët, gjë e cila konsiderohet “jo tradicionale” nga shumë njerëz, bëjnë më shumë seks.
E çfarë ka më mirë sesa kur kombinohen të drejtat e barabarta me shumë seks?
Profesoresha e Universitetit Cornell, Sharon Sassler, si dhe një ndër autorët e këtij studimi, thotë se çiftet të cilat i kishin ndarë punët e shtëpisë kishin shënuar rritje në shpeshtinë seksuale krahasuar, ndërsa çiftet ku vetëm gruaja i kishte kryer punët e shtëpisë, kishin shënuar rënie në shpeshtinë seksuale.
Jenny Anderson ka raportuar për ‘Quartz’ se për këtë studim i kanë krahasuar edhe të dhënat e 14 viteve të kaluara.
Në këtë studim më të fundit ata kanë zbuluar se çiftet që i ndanin punët e shtëpisë bënin mesatarisht seksi 6.8 herë në muaj – mesatarja, ndërsa rreth një herë në muaj ata të cilët i përmbaheshin tradicionales.