Një çift që arritën ta transformojnë furgonin e tyre në “shtëpi me rrota”, me qëllim që fëmija i tyre të mund të udhëtojë me ata i sigurtë.
Sarah McWilliams, 34-vjeçe dhe partneri i saj Neil QUantrill, 38, nga Wyemouth në Angli, kanë udhëtuar nëpër vende të ndryshme gjatë 10 viteve të fundit.
Por kur djali i tyre Reggie Mac u lind, ata nuk deshën të ndalen duke eksploruar vende të reja. Kështu çifti vendosi të shpenzojë njëmijë funte për ta adoptuar furgonin e tyre Volkswagen Transporter T5 që e blenë në vitin 2013, duke e shndërruar në një shtëpi në rrota brenda të cilit vendosën shtretër dhe hapësirë të mjaftueshme për të birin.
Ata deri më tani kanë vizituar shumë lokacione në Britani, siç është New Forest Hampshire, Cornwall, Devon, Dorset dhe Lake District, Uells dhe Skoci, duke mos anashkaluar udhëtimet edhe jashtë vendit si Spanja, Franca, Portugalia dhe Kroacia.