Familja e Ashton Kutcher dhe Mila Kunis nuk preferojnë të bëjnë dush dhe të përdorin shampo dhe sapun. Në një episod të Dax Shepard, “Armchair Expert”, çifti flasin për qasjen e familjes së tyre ndaj higjienës dhe Mila tregon se në fëmijërinë e saj nuk kishte ujë të nxehtë, ndaj nuk bënte dush shpesh.
“Nuk kisha ujë të ngrohtë gjatë fëmijërisë, prandaj nuk bëja shpesh dush.”
Dyshja thanë se i lajnë fëmijët Wyatt, 6 vjeç dhe Dimitri, 4 vjeç, vetëm kur shohin papastërti dhe nuk përdorin sapun.
“Kam qenë lloji i prindit që nuk i ka larë thuajse kurrë fëmijët e porsalindur”, shton Mila.
“Nëse shihni papastërti, lajini. Në të kundërt, nuk keni arsye”, shton Ashton.
Çifti thotë se kjo i ka bërë më të fortë tani që janë rritur.