Një skocez, që ishte larguar në nëntor nga Edinburghu për një udhëtim një vjeçar me biçikletë, është duke u përshtatur me jetën e tij të re në Kosovë pasi pandemia Covid-19 e ka bllokuar aty.
Mike Elm, ishte larguar nga Skocia në një ekspeditë të pambështetur në Evropë dhe Azi, duke dokumentuar histori të individëve dhe bizneseve se si po u përgjigjen ndryshimeve klimatike.
Projekti “New Story Ride” i 32 vjeçarit lindi pasi partnerja e tij, Rosie Watson, kishte nisur një udhëtim të tillë në këmbë në verën e kaluar, transmeton KOHA.
Në muajt e fundit kjo dyshe, ndaras, kaluan përmes disa vendeve duke shkruar për skemat e qëndrueshme me të cilat hasnin ngado që shkonin. Porse gjërat ndryshuan muajin e kaluar kur Evropa u bë epiqendra e pandemisë Covid-19.
Fatmirësisht, Elm e Watson sapo ishin takuar në Kosovë, pasi kishin kaluar udhëtimet e tyre në Bosnjë, Serbi, e Mal të Zi.
Elm thotë se koronavirusi “ishte diçka tek i cili duhej ta mbanim njërin sy”, porse gjërat u zhvilluan shumë shpejt.
Derisa çifti vazhdoi për të eksploruar qytete të ndryshme të vendit, shkollat dhe universitetet filluan të mbylleshin, duke rritur shqetësimin, shkruan The National.
Përderisa Elm synonte që në mars të vazhdonte drejt Shqipërisë, shumë kufi të Kosovës filluan të mbylleshin, duke e lënë çiftin të kuptonin se janë bllokuar atje.
Elm po qëndronte në një hostel në Prizren – “një qytetet i bukur”, kur e goditi realiteti.
“Nga ky hostel shkojmë direkt në kodra dhe në natyrë. I thashë Rosiet të vinte këtu në vend se unë të shkoja në Prishtinë. Atë ditë, papritur, i gjithë transporti publik u ndal, por ajo ia doli të vinte me autostop këtu. Janë bërë më shumë se një muaj tani që kur s’kemi mundur të lëvizim, prandaj jemi duke krijuar një jetë të vogël në këtë hapësirë të kufizuar që e kemi”, shprehet Elm.
Çiklisti, udhëtimi i të cilit deri më tani ka përfshirë kamping të egër, çantë të huazuar, e një buxhet prej 60 euro në javë, thotë se ndehet i përgatitur që të ballafaqohet me shpenzimet e së ardhmes së parashikueshme në një vend të huaj, duke pasur parasysh udhëtimin e tij të deritanishëm.
“Mendoj se shumë nga ‘New Story Ride’ kishin të bënin me përballimin e pasigurive dhe të një realiteti gjithnjë në zhvillim – disa aftësi që i kam marrë nga ato kanë qenë shumë ndihmuese për këtë, në aspektin se nuk duhet të fokusohesh shumë përpara dhe të përballesh me gjërat ditë për apo javë për javë. Personalisht jam në rregull me këtë raport”, ka thënë Elm për The National.
Ai shton se meditimi dhe joga kanë ndihmë e madhe për fokusimin e tij, derisa të qenit në një vend i ka mundësuar atij që të kontaktojë me të dashurit e tij më shpesh.
Zakonisht orari që kërkon çiklizmi do të thotë se ai duhet të shkëputet nga rrjeti për periudha të gjata – e deri më tani ka udhëtuar 3045 km me biçikletë.
“Pothuajse jam njëjtë si në shtëpi”, thotë ai. “as atje nuk do të isha në gjendje të shkoja për t’i takuar njerëzit, pavarësisht nëse jeni fqinj ose 2000 milje larg, pothuajse keni të njëjtën distancë”, shprehet ai.
Elm thekson se ishte një mundësi që të ktheheshin në Skoci para se të kishte bllokadë totale, porse kishin vendosur kundër kësaj së bashku me Watsonin, pasi do të jenë jashtë me projektet e tyre pothuajse për një vit.
“E shohim këtë si një pauzë në udhëtimin të cilin po e bëjmë”, thotë ai.
Tani për tani Elm e Watson do të qëndrojnë në Kosovë, për të mbajtur perspektivën e tyre pozitive dhe të reflektojnë mbi bujarinë e mahnitshme që u është treguar atyre gjatë udhëtimeve.