Cila është mosha më e mirë për të mbetur shtatzënë? - Insajderi
×
LifeStyle

Cila është mosha më e mirë për të mbetur shtatzënë?

Insajderi
22 May 2020 - 12:15
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Edhe pse jeni 20 apo 40-vjeçar nuk do të thotë që ju nuk mund të keni një fëmijë të shëndetshëm.

Nëse jeni në të 20-at

Femrat kanë më shumë mundësi që të mbeten shtatzënë. Kjo është koha kur femra ka kualitet të numrit të vezoreve.

Nëse jeni në të 30-at

Fertiliteti fillon te bie nga mosha 32-vjeçare, pas moshës 35-vjeçare shpejtësia e uljes së fertilitetit fillon të rritet.

Femrat lindin me të gjitha vezët që janë 1 milionë prej tyre. Numri i vezoreve gradualisht ulet nga mosha në moshë.

Rreth moshës 37-vjeçare numri i vezëve të mbetura është 25 mijë, shkruan healthline. Komplikimi në shtazani mund të jetë më i madh nga mosha 35-vjeçare.

Nëse jeni në të 40-at

Është paksa e vështirë që të mbeteni shtatzënë në këtë moshë sepse kualiteti i vezëve bie.Vezët e vjetra mund të kenë më shumë probleme në kromozome gjë që dërgon në një lindje jo të shëndetshme dhe fëmija mund të lind me defekte.

Shumë femra kanë një lindje normale dhe të shëndetshme edhe pse janë në të 40-at, por rreziku për një lindje më të rrezikshme është më i madh.

Pas moshës 40-vjeçare doktorët duhet të bëjnë teste të veçanta me monitorime që të shohin nëse mund të ketë komplikime gjatë shtatzënisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark