Insajderi
Lajme

Cilat institucione mbështeten marshin për mbrojtje të luftës çlirimtare?

Insajderi
14 February 2026 - 15:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Cilat institucione mbështeten marshin për mbrojtje të luftës çlirimtare?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në konferencën për media, Ismail Tasholli nga platforma “Liria ka Emër” ka treguar se kanë marrë mbështetje nga institucionet në nivel komunal, por edhe ka përmendur mbështetjen e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani,

Por ai ka treguar edhe se deri të hënën do të zhvillojnë edhe takime të tjera dhe se të hënën do të kenë një panoramë se kush do të jetë pro thirrjes “Drejtësi, jo politikë”.

“Të gjitha institucionet e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në nivel komunal. Po ashtu edhe në institucionet qendrore, kemi pasë takim me presidenten, ku kemi pasë mbështetje për marshin, por kemi edhe disa takime deri të hënën brenda agjendës. Por të hënën e kemi panoramën se kush e ka mbështet dhe kush do të marrë pjesë në këtë marsh”, tregoi Ismaili.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark