Insajderi
LifeStyle

Cilat janë përfitimet e ushtrimeve fizike jashtë në të ftohtë?

Insajderi
27 January 2026 - 13:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Cilat janë përfitimet e ushtrimeve fizike jashtë në të ftohtë?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Me temperaturat e ulëta të këtij janari, tundimi për të qëndruar brenda është i fortë dhe i përhapur gjerësisht. Por të lidhësh këpucët dhe të dalësh për një shëtitje ose vrapim është gjëja e duhur për të bërë, shkruan salute.eu.

“Duke u mbuluar në mënyrë adekuate duke lejuar djersitjen ju zvogëloni rrezikun e sëmundjeve të cilat, dua të theksoj, nuk shkaktohen nga i ftohti.

Praktikimi i sporteve dhe aktivitetit fizik në natyrë mund të ofrojë përfitime sociale, psikologjike dhe fiziologjike. Efektet parandaluese kundër patologjive të ndryshme janë dokumentuar gjithashtu tek të rinjtë dhe të moshuarit.

“Ngrohja është padyshim thelbësore. Tre deri në katër minuta aktivite lejojnë që rrahjet e zemrës të rriten dhe temperatura e muskujve të arrijë nivele optimale, transmeton ATSh.

Pastaj, sapo të dilni jashtë, është më mirë të mos filloni kurrë me shpejtësi të plotë, por të kryeni një ngrohje të gjatë dhe progresive”, shpjegon Fabio Vedana, një trajner nga Milano i cili stërvit disa nga triatlonistët, vrapuesit dhe çiklistët më të mirë në botë, si atletë profesionistë ashtu edhe amatorë.


OP-ED
Nga Rubrika
LifeStyle
27 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark