Cilat janë rreziqet e diabetit te fëmijët? - Insajderi
×
LifeStyle

Cilat janë rreziqet e diabetit te fëmijët?

Insajderi
28 January 2020 - 10:53
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Frekuenca e diabetit po rritet në të gjithë botën, dhe studimet po tregojnë se fëmijët kanë një risk të rritur për të zhvilluar këtë sëmundje. Me kalimin e kohës, diabeti mund të dëmtojë zemrën, enët e gjakut, sytë, veshkat dhe nervat, duke shkaktuar probleme kronike dhe vdekje të hershme.

Diabeti i Tipit 1

Diabeti i tipit  1 (i quajtur ndonjëherë dhe i varur nga insulina, diabeti i mitur apo diabeti i fëmijërisë) ndodh kur pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë, një hormon që rregullon sheqerin në gjak. Shkaku nuk dihet akoma, por mendohet se ky tip i diabetit është një rezultat i një kombinimi të faktorëve gjenetikë dhe mjedisorë.

Shumë vende po dokumentojnë një numër më të lartë rastesh të reja, të diagnostikuara me diabet të tipit 1, sidomos në fëmijët më të vegjël. Ajo çfarë është interesante është se disa raste sëmudjesh tek fëmijët (si rasti i diabetit të tipit 1), ngjajnë me epidemitë e sëmundjeve infektive. Aktualisht, nuk ka një mënyrë të njohur se si të parandalohet diabeti i tipit 1.

Diabeti i Tipit 2

Diabeti i tipit 2 (i quajtur ndonjëherë si jo i varur nga insulina apo diabeti në moshën e rritur) ndodh kur trupi nuk mund të përdorë në mënyrë efektive insulinën që prodhon. Shpesh është i parandalueshëm dhe mund të rezultojë nga një peshë e tepërt trupore dhe jetë sedentare, dhe ndonjëherë dhe nga një predispozicion gjenetik.

Kohët e fundit, ka pasur rritje në raportimin e  diabetit të tipit 2 në fëmijë dhe adoleshentë, aq shumë sa në disa pjesë të botës, ky tip i diabetit është bërë tipi kryesor i diabetit tek fëmijët. Rritja globale e obezitetit në fëmijëri dhe jetës sedentare, besohet gjërësisht që luan një rol thelbësor në këtë situatë. Dieta e shëndetshme shëndetësore dhe zakonet e shëndetshme të stilit të jetesës janë një mbrojtje e fuqishme kundër sëmundjeve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark