Cilat komuna do të shkojnë në balotazh, pas numërimit të votave me kusht? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Cilat komuna do të shkojnë në balotazh, pas numërimit të votave me kusht?

    Insajderi
    26 October 2021 - 23:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve sot ka nisur numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë që deri tani një numër i madh i komunave e kanë mbyllur procesin e votimit.

    “Në QNR sot rreth orës 11:00, kemi filluar me numërimin e votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, që janë diku rreth 15 mijë e 500 të tilla dhe u takojnë të gjitha komunave të Kosovës, ku të dielën është zhvilluar procesi i votimit”.

    “Deri tani një numër i madh i komunave kanë mbyllur procesin e numërimit. Aktualisht është në fazën përfundimtare: Prishtina, Peja, Prizreni dhe Podujeva, në të cilat është në përmbyllje e sipër procesi i numërimit të votave të tyre”.

    Elezi në një intervistë në Edicionin Special në Klan Kosova, ka thënë që për komunat që do të mbesin pa u numëruar sonte, do të vazhdojë për nesër procesi.

    “Besojmë që sonte do të punohet deri në ora 1:00 dhe nëse pastaj mbesin pa u numëruar disa komuna që kanë numër më të vogël të votuesve ky proces do të rinis nesër. Pasdite vonë, do të dalim që të shpallim rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për kryetar të komunave të rundit të parë”, u shpreh tutje Elezi.

    Sa i përket rezultatit për komunën e Fushë Kosovës, Elezi ka thënë që i takon KQZ-së që në momentin kur të bëjë nesër shpalljen e rezultateve të tregojë edhe për rezultatin përfundimtar të kësaj komune dhe për të gjitha të tjerat.

    “Duhet të presim shpalljen e rezultateve përfundimtare dhe kjo është një e drejtë ligjore e cila i takon KQZ-së”, tha Elezi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark