Cilësia e ajrit në Kosovë, alarmante – kërkohen masa urgjente – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Cilësia e ajrit në Kosovë, alarmante – kërkohen masa urgjente

    Insajderi
    10 December 2016 - 16:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë kërkon nga autoritetet kompetente që të merren masa urgjente për përmirësimin e cilësisë së ajrit, që sipas tyre, ka arritur në nivele alarmante.

    Nëpërmjet një komunikate për media, ekspertët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, paralajmërojnë “se nëse nuk merren masa urgjente, do të ketë efekte negative në dëmtimin e shëndetit dhe rritjen e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet e sidomos nga sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore”.

    “Bazuar në matjet e realizuara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, dhe nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë së ajrit nga stacionet matëse në Prishtinë, edhe gjatë dy ditëve të fundit, janë regjistruar tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10. Vlera ditore maksimale e regjistruar për datën 08.12.2016, ishte 46.8µg/m3”, thuhet në komunikatën për media.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, kërkon nga qytetarët që të reduktohen daljet në qytet dhe në vendet me ajër të ndotur, sidomos në mëngjes dhe mbrëmje.

    “Qëndroni në shtëpi dhe mos i hapni dritaret për ajrosjen e dhomave”, citohet të kenë thënë ekspertët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark