Cili ishte roli i sirianit të rrezikshëm në trafikimin me njerëz, Insajderi sjell detaje nga dosja “Shkoza” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Cili ishte roli i sirianit të rrezikshëm në trafikimin me njerëz, Insajderi sjell detaje nga dosja “Shkoza”

    Insajderi
    02 August 2022 - 15:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në fund të muajit që lam pas, më saktë me datë 30 korrik, Policia e Kosovës nën operacionin e emëruar “Shkoza”, goditi një grup të madh trafikantësh me emigrantë, të cilëve me vendim të Gjykatës Themelore iu shqiptua masa për një muaj në paraburgim, shkruan Insajderi.

    Në mesin e grupit, madje kryesori prej tyre ishte, siriani Mohamed Alashban, i cili arriti të krijoj pasuri të majme në Kosovë, pa u vërejtur nga organet e rendit ishte marrë me biznesin e trafikimit të njerëzve e armëve deri me datën 14 korrik të këtij viti.

    Cili ishte roli i sirianit te rrezikshëm në trafikimin me njerëz?

    Insajderi raportoi se hetuesit që e kanë ndjekur sirianin, kishin gjetur pajisjet e tij elektronike që lidhen me trafikim të emigranteve, por edhe armë. Në këtë pajisje atij i janë gjetur video kërcënuese, ku shihen shumë armë e të cilat dyshohet se ua ka dërguar shtetasve të huaj të cilët kanë tentuar të hynë në “biznesin” e trafikimit me emigrantë në Kosovë.

    Derisa, në vendimin e Gjykatës Themelore, u bë e ditur se roli i sirianit ishte që së bashku me pjesëtarët e tjerë të grupit “Shkoza” – shtetasit e huaj përmes hekurudhës t’i futnin ilegalisht në Serbi, me ç’rast përfitonin kundërligjshëm rreth 14,000,00 euro.

    Ndryshe, Fillim Sinanaj i njohur me pseudonimin “Baba”, Lirim Sinanaj i njohur me pseudonimin “Lila”, Albrim Sinanaj, Besmir Arifaj, Eduard Arifaj, Labinot Ukaj, Shaban Muçaj, Urim Elezkurtaj, Besim Gavazaj, Alban Kerleshi, Bashkim Bunjaku, Enver Boletini, Fahredin Isufi, Admir Isufi e Labinot Zeqiri janë 16 personat e arrestuar nga Policia e Kosovës, ndaj të cilëve Gjykata themelore në Prishtinë ka marrë masa e paraburgimit prej një muaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark