×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Ekskluzive | Insajderi sjell dosjen e plotë të rastit “Shkoza”- për çka po i ndjek Prokuroria secilin nga të paraburgosurit?

    Insajderi
    01 August 2022 - 17:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të shtunën e 30 korrikut, Policia e Kosovës nën operacionin e emëruar “Shkoza”, ka goditur një grup të madh trafikantësh me emigrant, për të cilët pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prizren, Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për një muaj paraburgim, shkruan Insajderi.

    Fillim Sinanaj i njohur me pseudonimin “Baba”, Lirim Sinanaj i njohur me pseudonimin “Lila”, Albrim Sinanaj, Besmir Arifaj, Eduard Arifaj, Labinot Ukaj, Shaban Muçaj, Urim Elezkurtaj, Besim Gavazaj, Alban Kerleshi, Bashkim Bunjaku, Enver Boletini, Fahredin Isufi, Admir Isufi e Labinot Zeqiri janë 16 personat e arrestuar nga Policia e Kosovës, ndaj të cilëve Gjykata themelore në Prishtinë ka marrë masa e paraburgimit prej një muaj.

    Më poshtë Insajderi sjell dosjen e plotë të rastit “Shkoza”.

    Për çfarë po i ndjek Prokuroria secilin nga të paraburgosurit?

    Gjyqtari i Procedurës pasi që ka analizuar të gjitha provat që gjenden në shkresat e lëndës ka gjetur se ekziston dyshimi i bazuar se me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejt ose të tërthortë të dobisë financiare ose të dobisë tjetër pasurore nga hyrja e paligjshme e personave që nuk janë shtetas të RKS, merren me kontrabndim të migrantve – në atë mënyrë që nga muaji mars 2022 e deri më 30.07 2002 duke bashkëpunuar në mes vete e sidomos me shtetas të huaj të ashtuquajtur “Riberi”, të udhëhequr nga kryesori prej tyre siriani, Mohamed Fayz Alshaba, kanë futur 700 shtetas të huaj – migrantë në Kosovë në fshatin Shkozë – Komuna e Prizrenit, janë pritur nga të pandehurit Fillim, Lirim dhe Albrim Sinanaj dhe Besmir e Eduard Arifa, të cilët fillimisht i kanë futur në shtëpitë e tyre duke iu siguruar ushqim dhe fjetje pastaj përmes telefonit kanë kontaktuar me të pandehurit Labinot Ukaj, Shaban Muqaj, Urim Elezkurtaj, Alban Kërleshi dhe Besim e Feim Gavazaj, të cilët qoftë me autbusë ose vetura i marrin dhe i transportojnë afër statcionit të autobusëve në Prizren, i zbresin nga veturat, në këmbë i dërgojnë në Stacion, e pastaj të pandehurit Labinot Ukaj dhe Urim Elezkurtaj me autobusët e Kompanive të tyre “Bashkimi Raissen” dhe “Miri Tours”  i transportojnë në Stacionin e autobusëve në Prishtinë, aty ku të pandehurt Bashkim Bunjaku dhe Enver Boletini përmes linjes së rregullt të transportit të udhëtarëve të agjensionit “Boletini Tours” si dhe i pandehuri Labinot Zeqiri përmes kompanisë “Labinoti Tours”, migrantët i transportojnë qoftë në hyrje të Mitrovicës apo në Statcionin e autbusëve në Mitrovicë, aty ku janë pritur nga i pandehuri Fahredin Admir Isufi, të cilët përmes auto – taksistëve bënin organizimin e transportit deri në kufirin Kosovë- Serbi te vend kalimi kufitar në Jarinje dhe aty përsëri me ndihmen e të ashtuquajturëve “Riberi” – në drejtim të sirianit Mohamed Alashba përmes hekurudhës futeshin ilegalisht në Serbi, me ç’rast përfitojnë kundërligjshëm rreth 14,000,00 euro.

    • Me këto veprime, ekziston dyshimi se të njëjtit kanë kryer vepër penale. Kontrabandim me migrantë në bashkëkryerje nga neni 164.

    Më poshtë pjesë nga deklarimet e avokatëve të të pandehurëve përkatës.

    – Lidhur me caktimin e paraburgimit, mbrojtësi i të pandehurit, Enver Boletini, avokati Fis Murati tha se për ta caktuar masën e paraburgimit ndaj të mbrojturit të tij nuk janë plotësuar asnjë nga kushtet ligjore – duke theksuar se i mbrojturi i tij nuk ka anjë lidhje me veprën penale.

    – Lidhur me kërkesën e paraburgimit të të pandehurit, Fillim Sinanaj, avokati Yll Zekaj deklaroi se Prokuroria nuk ka arrirut që të vërtetojë dyshimin e bazuar dhe individualizmin e përgjegjësisë, ku kërkoi nga gjykata të ketë parasysh masën e paraburgimit pasi i mbrojturi i tij ka dy fëmijë të mitur, foshnje 1 vjeqar dhe vajzën 3 vjeçare.

    – Lidhur me kërkesën e paraburgimit të të pandehurit, Lirim Sinanaj, avokati Florim Shefqeti deklaroi se i mbrojturi nuk rrezikon nga ikja, pasi i njëjti nuk ka refuzuar për t’u paraqitur.

    – Lidhur me kërkesën për paraburgim, avokati i të pandehurit, Albrim Sinanaj – Diamant Zekaj deklaroi se nuk është vërtetuar dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer vepër panle – duke theksuar se i mbrojturi i tij është mbajtës i familjes dhe jeton me dy prindër në moshë të shtyer.

    – Lidhur me kërkesën për caktimin e paraburgimit avokati i të pandehurit, Besmir Arifajt, Faton Fetahu deklaroi se kërkesa për baraburgim është telegrafike – ka sqarime të pakta.

    – Lidhur me kërkesën për caktimin e paraburgimit avokatja e të pandehurit, Eduard Arifajt, Mirvete Hashani Jashari deklaroi se nuk janë përmbushur kushtet për paraburgim, duke theksuar i mbrojturi i saj nuk e njeh asnjë person që të ketë qenë emigrant.

    – Lidhur me kërkesën për caktimin e paraburgimit të Labinot Ukajt, avokati Isuf Zenaj tha se e kundërshton kërkesën për paraburgim – duke bërë të ditur se i mbrojturi i tij nuk e ka asnjë të kaluar kriminale.

    – Lidhur me kërkesën për paraburgim të Shaban Muçajt avokati i tij Nasuf Hasani deklaroi i mbrojturi i tij është mbajtës i familjes dhe me paraburgimin e tij më shumë do të pësojë familja e tij.

    – Lidhur me kërkesën për caktimin e paraburgimit të të pandehurit Urim Elezkurtajt, avokati Gent Gjini deklaroi se e kundërshton kërkesën e prokurorit – duke i propozuar ndonjë masë tjetër si arrest shtëpiak.

    – Lidhur me caktimin e paraburgimit për të pandehurin Besim Gavazaj, avokati Xhevat Balaj deklaroi se nuk janë plotësuar kushtet për paraburgim – derisa theksoi se i mbrojturi i tij e ushtron profesionin e shoferit që 30 vite në linjen e rregullt Prizren – Zhur.

    – Lidhur me kërkesën për caktimin e paraburgimit të Feim Gavazaj avokati Rasim Hoti deklaroi se: Kur e kanë kërku policia është dorëzu – të njëjtit iu kanë gjetur në kuletë 5 euro.

    – Lidhur me kërkesën për paraburgim të të pandehurit Alban Krëleshaj, Përparim Haliti, deklaroi se kërkon nga gjykata që të kenë parasysh rrethanat subjektive, sepse ka fëmijët e mitur derisa bashkëshorja është jasht shtetit.

    – Lidhur me kërkesën për paraburgim të të pandehurit Bashkim Bunjaku, avokati Kastriot Feka theksoi se i mbrojturi i tij nuk ka lidhje me të pandehurit e tjerë.

    – Lidhur me kërkesën për baraburgim të të pandehurit Fahredin Isufi, avokati Lutfi Tahiri tha se prokuroria nuk plotëson kushtet për masën e paraburgimit – duke bërë të ditur se i mbrojturi i tij çdo herë do t’i përgjigjet ftesës së gjykatës.

    – Lidhur me caktimin e paraburgimit të Labinot Zeqirit, avokati Mahmut Halimi, i cili tha se prokuroria në raport me Labinot Zeqirin ka dështuar që të ofrojë prova.

    /Vanesa Zhugolli

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark