×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku i del në mbrojtje Matoshit pasi u kërcënua publikisht

    Insajderi
    30 November 2022 - 11:07

    Nënkryetarrja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reaguar ndaj kërcënimit publik që analisti politik Halil Matoshi e mori nga Fehmi Berisha, një ish i burgosur politik i deklaruar si enverist.

    “Dhuna nuk fillon me shkrepje plumbi. Dhuna verbale apo ajo që njihet si vrasja e karakterit (character assassination) i paraprinë dhunës fizike, si instrument për ta justifikuar të dytën”.

    “Tash e një kohë në diskursin tonë publik është normalizuar dhuna dhe linçimi. Me lehtësi të padurueshme, madje edhe nga foltorja e Kuvendit, njerëzit janë shpallë kriminelë dhe tradhëtarë”.

    “Institucionet e rendit duhet urgjentisht të reagojnë ndaj kërcnimit publik që iu bë Halil Matoshit”, ka deklaruar Çitaku në Facebook.

    Berisha në Kanal 10 kishte thënë se do të ekzekutonte 5 mijë njerëz në Prishtinë brenda 24 orëve, duke u përpjekur që t’i arsyetoni krimet e Enver Hoxhës.

    Pasi fjalën e mori Halil Matoshi ai i tha “t’parin e kisha vjerr Halil Matoshi”.

    “Topi pushkë tu boft”, ishte përgjigja e Matoshit.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark