Çitaku: Ideja e Abdixhikut ka rënë në ujë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku: Ideja e Abdixhikut ka rënë në ujë

    Insajderi
    08 May 2025 - 22:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, tha se nuk ka pasur një ftesë zyrtare nga Lumir Abdixhiku përveç deklarimit në konferencën për media, pas përgjigjes që i kishte kthyer kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, se e refuzon kërkesën për bashkëqeverisje.

    Sipas Çitakut, partia e saj kanë pasur takime me Lumir Abdixhikun, ndërsa ideja për një takim të të gjitha partive së bashku, ku do të ishte i pranishëm edhe Albin Kurti, ka rënë në ujë.

    “Memli Krasniqi me Lumir Abdixhikun janë takuar disa herë. Edhe me Bedri Hamzën. Ne jemi të gatshëm që sot të takohemi. Ju e dini shumë mirë që PDK kanë qenë të hapur edhe publikisht ka ftuar takime. Bedri Hamza dy ditë pas zgjedhjeve ka mbajtur konferencë për shtyp dhe ne kemi lansuar idenë e krijimit të një qeverie të partive të ish-opozitës”.

    “Ideja ka rënën në ujë jo për shkak të refuzimit tonë [ndaj idesë së Lumir Abdixhikut] por për shkak të refuzimit të LVV-së. Nuk kishte materie sepse Lëvizja Vetëvendosje i tha jo nuk të vi. Nesër mund të takohemi nëse jo për qeverinë që ka propozuar Abdixhiku sepse aty është Albin Kurti”, tha Çitaku në Rubikon të Klan Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark