Insajderi
Lajme

Çitaku ironizon me Kurtin që u mor me Hamzën: Pasi e “integroi” Kosovën në BE e NATO, paska vendosur t’ia qajë hallin edhe PDK-së

Insajderi
03 December 2025 - 14:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Çitaku ironizon me Kurtin që u mor me Hamzën: Pasi e “integroi” Kosovën në BE e NATO, paska vendosur t’ia qajë hallin edhe PDK-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i është përgjigjur me ironi deklaratave të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, lidhur me zgjedhjen e Bedri Hamzës si kryetar i ri i PDK-së.

Kurti kishte komentuar se “në PDK gjithmonë kryetar është dikush që s’është”.

Çitaku reagoi duke thënë se Kurti, pasi “paska e integruar Kosovën në BE e NATO, e rritur ekonominë, i ulur çmimet, i rritur pensionet dhe ndërtuar kapacitete të reja energjetike”, tani ka vendosur “t’ia qajë hallin edhe PDK-së”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark