Insajderi
Lajme

Çitaku – Kurtit: Me të thanë vëlla, nuk është fyerje

Insajderi
13 September 2022 - 23:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Çitaku – Kurtit: Me të thanë vëlla, nuk është fyerje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës,Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, pasi tha se kreu i SBASHK’ut, Rrahman Jashari e quajti vëlla në takim e sotëm që patën.

Çitaku përmes një postimi në Facebook tha se të të quajë dikush motër e vëlla nuk është fyerje.

“Ndërkohë, tendenca me i nda mësueset në një tabor, e prindërit në një tjetër është fyese. Kryeministër, të garantoj që asnjë prej mësuesve nuk i ka fëmijët as në shkolla private, e as në Norvegji”, shkroi Çitaku.

Ajo kërkoi nga Kurti që të gjejë zgjidhje sa më shpejtë për ndaljen e grevave.

“Ulu, bisedo, gjejë zgjidhje. Çelsat e dyerve të shkollave i keni në dorë ju, kryeministër”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark