Insajderi
Lajme

Çitaku e prerë pas miratimit të rezolutës: Ekspozita në shesh le të jetë hera e fundit që tjetërsohet historia

Insajderi
10 April 2026 - 15:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Çitaku e prerë pas miratimit të rezolutës: Ekspozita në shesh le të jetë hera e fundit që tjetërsohet historia
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nënkryetarja e Kuvendit nga PDK, Vlora  Çitaku, pas miratimit të Rezolutës për të vërtetën dhe dinjitetin e viktimave të luftës, tha se uniteti është “i mundur dhe i domosdoshëm” kur bëhet fjalë për historinë dhe sakrificën e popullit dhe tha se kjo u dëshmua me votimin unanim.

Kuvendi sot miratoi këtë rezolutë të propozuar nga PDK me 90 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

“Sot, Kuvendi i Kosovës u ngrit mbi dallimet politike dhe foli me një zë për të vërtetën dhe dinjitetin e viktimave të luftës. Falënderoj të gjithë deputetët që e mbështetën këtë rezolutë, duke dëshmuar përgjegjësi dhe respekt për sakrificën e popullit tonë. Me solemnitetin që kërkon kjo çështje, ky vendim duhet të shërbejë si standard për çdo trajtim të historisë sonë”.

Për ekspozitën e Shkëlzen Gashit e cila pati pasaktësi për masakrat gjatë luftës, Çitaku tha: “Ekspozita e fundit në shesh le të jetë hera e fundit që provohet të tjetërsohet e vërteta jonë historike”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark