Insajderi
Lajme

Çitaku për përplasjet e VV’së me Ali Ahmetin në zgjedhje: Kurti ka një mosdurim për secilin lider të UÇK’së

Insajderi
11 April 2024 - 10:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Çitaku për përplasjet e VV’së me Ali Ahmetin në zgjedhje: Kurti ka një mosdurim për secilin lider të UÇK’së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me qeverinë po ndërhyjnë brutalisht në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.

Çitaku, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se shefi i Qeverisë po përçan shqiptarët atje “duke shpifur e manipuluar”, shkruan Gazeta Insajderi.

“Shqiptarët në Maqedoninë Veriore i kanë dalë hakut Kosovës.  Na i kanë hapur dyert dhe zemrat në orët tona më të vështira. Pa kushte. Për më tepër djem e vajza erdhën dhe me vetmohim luftuan për lirinë tonë. Disa e dhanë edhe jetën”, ka shkruar ajo.

Çitaku ka thënë se Kurti e ka “një mosdurim për secilin lider politik të UÇK’së”, duke aluduar në “fërkimet” që ka pasur me Ali Ahmetin e BDI’së.

“E çka bënë Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës sot? Ndërhynë brutalisht në zgjedhjet atje, duke përcarë shqiptarët. Duke shpifur e manipuluar.  Seç e ka një mosdurim Kryeministri Kurti për secilin lider politik të UÇK-së.  E turpshme. E mjerë. E rrezikshme”, ka shkruar tutje numri dy i PDK’së. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark