Çitaku: Qeveria nuk e ka problemin me opozitën për dialogun, por me vetveten dhe deklaratat e kaluara - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Çitaku: Qeveria nuk e ka problemin me opozitën për dialogun, por me vetveten dhe deklaratat e kaluara

    Insajderi
    23 February 2022 - 23:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë Qeveria Kurti nuk e ka problemin me opozitën sa i përket dialogut, por me vetveten dhe zotimet që i kanë dhënë ata vetë.

    Në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7, Çitaku tha se ende nuk e ka dëgjuar kryeministrin Kurti të thotë se dialogu është i rëndësishëm dhe duhet të përmbyllet sa më shpejt.

    “Qeveria duhet të tregohet serioze, e sinqertë dhe të tregojë se është e përkushtuar për këtë proces.  Qeveria në këtë proces nuk e ka problem me opozitën, por ka problem me vetveten dhe zotimet që ata i kanë dhënë vetë. Si me thënë arkiva e lajmeve mund të them është kushtimisht armiku i tyre më i madh. Fillimisht kanë thënë dialogu nuk është prioritet i tyre fare, pastaj i 7-ti, i 11-ti.

    Unë nuk e kam dëgjuar ende kryeministrin të thotë dialogu është i rëndësishëm dhe duhet ta përmbyllim sa më shpejt”, tha Çitaku.

    Ajo kërkoi nga Qeveria që të tregohen të sinqertë e të drejtpërdrejt sa i përket dialogut me Serbinë, duke thënë se duhet të kërkojnë një afat të qartë kohor për përmbylljen e këtij procesi.

    “Pra, ata duhet të tregohen të sinqertë, të drejtpërdrejt, të mësojnë nga gabimet tona, të kërkojnë afat të qartë kohor për përmbylljen e këtij procesi. Kryeministri kur shkon në Bruksel duhet ta dijë që edhe neve na ka mbrapa, këtu nuk ka opozitë. Ne do t’i qëndrojmë prapa, por ai është bartës i procesit, ai duhet të tregohet serioz e mbi të gjitha duhet të shkojë sa më parë në Washington”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark