Çitaku reagon pas dorëheqjes së Mehajt – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Çitaku reagon pas dorëheqjes së Mehajt

    Insajderi
    08 August 2023 - 12:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas dorëheqjes së ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

    Ajo tha se ai duhet të tregojë se çfarë ka ndodhur me Fondin e Sigurisë, ku kanë shkuar ato mjete, dhe se cila është arsyeja e vërtetë e largimit të tij.

    Thënë të drejtën ne po sa e pamë lajmin, kryeministri ka shumë ministra që janë në hetime që kanë shkelur Kushtetutën. Që janë të përfshirë në afera të shumat që duhet shkarkuar. Për ministrin Mehaj nuk i dimë detajet por ai ka nevojë që të jap disa përgjigje para se të largohet. Çfarë ka ndodhur me Fondi e Sigurisë, ku kanë shkuar ato mjete, cila është arsyeja e vërtetë e largimit të tij. A janë të vërteta pretendimet se kanë pasur mos pajtime deri në përplasej fizike brenda ambienteve të ministrisë”, tha ajo.

    Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj nëpërmjet një postimi të gjatë në ‘Facebook’ ka konfirmuar se më nuk e ushtron këtë pozitë shtetërore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark