Insajderi
Lajme

Çitaku shprehet e habitur pasi Pacolli tha se e ka mbrojtur Kosovën nga Hashim Thaçi, Veseli e Haradinaj

Insajderi
24 May 2026 - 20:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Çitaku shprehet e habitur pasi Pacolli tha se e ka mbrojtur Kosovën nga Hashim Thaçi, Veseli e Haradinaj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, u shpreh e habitur pas deklaratës së ministres në detyrë, Fitore Pacollit, të cilën e citon se tha që ajo e ka mbrojtur Kosovën prej Hashim Thaçit, Kadri Veselit,Ramush Haradinajt, Isa Mustafës dhe prej saj.

Çitaku tha se kjo deklaratë flet për “mendësinë e një lëvizjeje që prej vitesh synon me rrënu çdo vlerë”.

“Paramendojeni absurdin: Fitorja e paska “mbrojtë” Kosovën prej Hashim Thaçit. Prej njerëzve që, ishin në ballë të luftës dhe të shtetndërtimit të Kosovës”, deklaroi Çitaku.

“Çka s’po mberrijka njeriu me dëgju”, përmbyll shkrimin ajo. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark