Insajderi
Lajme

Çitaku-VV-së: E vetmja e arritur e juaja është rikthimi i agregatëve

Insajderi
18 October 2022 - 21:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Çitaku-VV-së: E vetmja e arritur e juaja është rikthimi i agregatëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas publikimit të videos së fundit nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila kritikon dhe akuzon qeveritë e kaluar për gjendjen energjetike ndër vite.

Çitaku përmes një postimi në facebook ka thënë se VV ka sabotuar çdo projekt që ka synuar rritjen e kapaciteteve gjeneruese dhe pavarësinë energjetike.

Ajo shkroi se Qeveria Kurti nuk ka sjell as projektin e MCC për energjinë.

“Ama bash secilin, prej ndërtimit të termocentralit me thëngjill Kosova e re, deri tek kyqja në gazsjellësin e mbështetur nga SHBA-të. Qeveria Kurti nuk e ka sjellë as projektin e MCC, e as ndonjë projekt tjetër në Kosovë”, ka shkruar ajo.

Si arritjen e vetme e qeverisë së VV-së, Çitaku e cilëson rikthimin e gjeneratorëve dhe vendosjen e çmimeve të larta të energjisë.

“E vetmja e arritur e kësaj qeverie është rikthimi i agregatëve dhe çmimeve më të larta të energjisë që qytetari ynë ka paguar ndonjëherë. Nuk qeveriset me propagandë. Qeveriset me punë. Aman, punoni diçka”, ka shkruar ajo.

VV, nëpërmjet një videoje të fundit, ka akuzuar qeveritë e kaluara se e kanë lënë në terr vendin, ndërkohë që ka listuar disa prej sukseseve të saj, duke e arsyetuar gjendjen e vështirësuar energjetike në vend, me krizën energjetikë në botë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark