Insajderi
Sport

City merr një goditje të rëndë

Insajderi
11 September 2024 - 11:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
City merr një goditje të rëndë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nathan Ake pësoi një dëmtim të keq të muskujve në përplasjen e Holandës kundër Gjermanisë në Ligën e Kombeve të UEFA- s 2024 të martën mbrëma.

Në fund të pjesës së parë me ndeshjen 1-1, mbrojtësi i Man City u tërhoq pasi pësoi një lloj dëmtimi muskulor.

Ai luftoi edhe të ngrihej në këmbë dhe duhej të nxirrej me barelë nga Johan Cruyff Arena, duke parë me dhimbje të dukshme.

E vetëm tre minuta pasi Ake u largua nga loja, Holanda pranoi golin e dytë në këtë ndeshjes, por që në fund sfida u mbyll baras 2-2.

Sipas Fabrizio Romano, stafi mjekësor i Man City do të vlerësojë së shpejti dëmtimin për të përcaktuar shkallën e dëmit të pësuar nga Ake.

Holandezi është në dyshim për ndeshjen e tyre të ardhshme në Ligën Premier kundër Brentford në shtëpi në fundjavë. /Telegrafi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark