Civilët në Alepo po përjetojnë “ferr të gjallë” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Civilët në Alepo po përjetojnë “ferr të gjallë”

    Insajderi
    03 October 2016 - 08:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Civilët në Alepo të Sirisë, pjesën e kontrolluar nga rebelët, po përjetojnë një “ferr të gjallë”, tha shefi për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, Stephen O’Brien.

    Ai u bëri thirrje palëve luftuese që të lejojnë evakuimin e qindra njerëzve që kanë nevojë urgjente për trajtim mjekësor.

    “Jam thellësisht i alarmuar nga bombardimet e egra në Alepo”, tha O’Brien përmes një deklarate.

    Avionët e regjimit sirian dhe ata të ushtrisë ruse janë duke bombarduar që disa ditë zonat e kontrolluara nga rebelët në Alepo.

    Atje jetojnë rreth 250,000 civilë.

    Ushtria siriane u ka bërë thirrje rebelëve të dorëzojnë armët, shkruan rel.

    “Udhëheqësit e ushtrisë ruse dhe siriane u garantojnë kalim të sigurt rebelëve, nëse tërhiqen nga lagjet”, thuhet në deklaratën që transmetoi agjencia siriane e lajmeve Sana.

    Qeveria ka bërë një ofertë të ngjashme edhe në korrik, por rebelët e kanë injoruar atë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark