Çka i tha Rita Lati-Rozës pas eliminimit nga ‘BBV 3’ - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Çka i tha Rita Lati-Rozës pas eliminimit nga ‘BBV 3’

    Insajderi
    12 May 2024 - 16:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në “Big Brother VIP Fan Club” ishte e ftuar ish-banorja, Roza Lati. Moderatorja e njohur përfundoi rrugëtimin e saj mbrëmë pas një nominimi përballë Françeskës, Heidit dhe Erjolës. Roza ka treguar më shumë detaje nga eksperienca e saj në shtëpinë më të famshme.

    Ajo po ashtu tregoi se çfarë i tha nëna e saj, (Rita Lati) pasi shkoi në shtëpi.

    Pyetje-Përgjigje

    Roza: Mora dashuri nga të gjitha këndvështrimet dhe dimensionet.

    Pyetje– A të vjen keq që u eleminove kaq pranë finales së madhe më 25 maj?

    Roza: Jo.

    Pyetje-Kishte pritshmëri ajo vetë se do të ishte pjesë e finales?

    Roza: Duke parë se si po luhej loja e bëra të qartë vetë që jua kam falur finalen, shtëpinë dhe bukën.

    Pyetje-Që në fillim të rrugëtimit në shtëpinë e BBV, Roza Lati e bëri të ditur se ka hyrë, do të provokojë dhe do të ngacmojë me pyetjet duke qenë se e tillë është edhe natyra e saj por me kalimin e kohës ajo u duk sikur u tërhoq dhe nuk vazhdoi më me të njëjtin ritëm. Çfarë ndikoi?

    Roza: Kur ka qenë dita e surprizave të çuditshme, kur hyri mami dhe ne duhet të bënim sikur nuk e shihnim. Në oborr ishte ulur afër Julit dhe shihja atë për të lexuar me bisht të syrit nënën time. Me aq sa pashë ishte e dobësuar dhe nuk më erdhi fare mirë. E di që ajo i përjeton gjërat.

    Pyetje-Çfarë të ka thënë Rita Lati pas daljes nga shtëpia vajzës së saj?

    Roza: Tani që dola, ju mbushën sytë me lot dhe më tha jam shumë krenare për ty. Ke fituar zemrën e publikut më tha. Për mua kjo është arritje, unë e kam fituar Big Brother-in tim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark