×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Çka pas votimit të vizave në LIBE?

    Insajderi
    23 March 2023 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Procesi i liberalizimit të vizave ka kaluar në Komitetin e Parlamentit Europian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme (LIBE).

    Kështu ka konfirmuar faqja zyrtare e Komunitetit LIBE në Twitter, shkruan Gazeta Insajderi.

    Gjatë këtij votimi, liberalizimi i vizave për Kosovën mori 47 vota për dhe tetë kundër.

    Çka pas këtij votimi?

    Pas këtij momenti, Parlamentit Europian ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se votimi i fundit për vizat do të jetë në seancën plenare që do të mbahet më 18 prill.

    Krejt në fund Akti ligjor do të nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së: Komisioni Evropian, Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian.

    …dhe pasi vendimi të publikohet në Gazetën Zyrtare, duke përfshirë datën e hyrjes në fuqi do të duhej të ndodh Liberalizimi i shumë pritur për kosovarët, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ndryshe, nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që mbeten jashtë BE-së, vetëm qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm në vendet evropiane, apo në atë që njihet si zona Shengen.

    Kosova, ashtu si edhe Bosnje e Hercegovina, ka vetëm Marrëveshje Stabilizimi me BE-në, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok.

    Mali i Zi, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ndërkaq, i kanë hapur negociatat për anëtarësim në BE./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark