Uki Latifi ka shpërndarë një video në Instagram, duke i habitur fansat me mesazhin “Leave me alone, please leave me alone” (Lëreni mua, ju lutem lëreni mua vetëm).
Ky postim është interpretuar si një reagim i tij ndaj lajmit se ish e dashura e tij, Orkidea Latifi, iu propozua për martesë nga partneri i saj i ri në Dubai.
Ky reagim mund të jetë pasojë e komenteve dhe pyetjeve të shumta që Uki mund të ketë marrë nga ndjekësit dhe mediat pas këtij lajmi.
Ai mund të ketë ndjerë nevojën për të reaguar dhe shprehur shqetësimin për ndërhyrjen e jashtme në jetën e tij personale.
Përgjigjja e tij përmes videos është një mënyrë për të kërkuar hapësirë dhe për të shpërqendruar vëmendjen nga kjo situatë private.
Theksojmë se Uki dhe Kida kanë qenë për një kohë të gjatë në lidhje, dyshja e kanë mbajtur larg syri si lidhjen ashtu edhe ndarjen e tyre.