×
  • Lajme
  • Lajme

    “Çka po na intereson çka bëjnë serbët”- Spahiu citon si iu përgjigjën politikanët e 99’tës kur iu kërkoi ta largonin dinarin

    Insajderi
    12 February 2024 - 22:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Momenti kur është dashtë të hiqet prej përdorimit dinari, ka qenë viti 1999”, kështu mendon analisti politik Nexhmemdin Spahiu për problemin me dinarin duke kritikuar qeverisjen e at’hershme për mos ndërmarrjen e vendimeve të duhura për të larguar dinarin nga pedorimi në Kosovë,

    Ai rrëfen një bisedë që ka pasur me politikanët e asaj kohe, të cilët i citon se i kanë thënë “‘çka po na intereson çka bëjnë serbët” kur ka propozuar heqjen e dinarit, përcjell Insajderi.

    Spahiu tha se qysh në atë kohë ka diskutuar me politikanët e atëhershëm, dhe sipas tij ata nuk e kanë pas idenë se si duhet të funksionoj shteti, andaj nuk akne vepruar.

    “Momenti kur është dashtë të hiqet prej përdorimit dinari, ka qenë viti 1999 kur është futë marka nga Administratori Kushner. Atëherë kam biseduar me politikanë të saj kohe, ‘çka po na intereson çka bëjnë serbët’, ka qenë përgjigja e tyre se thjeshtë nuk e kanë pas fare idenë se qysh duhet me funksionu shteti, nuk e kanë pas idenë e funksionimit të shtetit në të ardhmen”, thotë Spahiu në një emimison në Tëvë1.

    Ai shtoi se edhe dy raste tjera kur ka mundur të filloj së zbatuari ky vendim kanë qenë shpallja e Pavarësisë së Kosovës dhe Banjska.

    “Kur është shpallë Pavarësia e Kosovës ka qenë momenti i dytë kur është dashtë menjëherë me u futë euro në atë kohë, u humb edhe ai hap dhe hapi tjetër më i volitshëm ka qenë pas Banjskës, kur Serbia ka qenë e trullosur me Banjskën, jo vetëm ky hap por edhe për komunat paralele është dashtë të merren menjëherë aty, të nesërmen, pasnesërmen në mënyrë që reagimi ndërkombëtar mos me qenë ky që është. Por, Qeveria e Kosovës është dehë me suksesin në Banjskë, ka pritë reagime ndërkombëtare, reagimet ndërkombëtare kanë qenë të buta dhe tash kur merr veprim, reagimet janë të forta”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark