Insajderi
Showbiz

Çka po ndodh me Efin? Ish-banorja shqetëson fansat

Insajderi
02 April 2026 - 15:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Çka po ndodh me Efin? Ish-banorja shqetëson fansat
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-banorja e njohur e “Big Brother VIP 2”, Efi Dhedhes, ka shqetësuar ndjekësit e saj besnikë me një postim të fundit në Instagram.

Ndonëse jemi mësuar ta shohim gjithmonë aktive dhe plot energji, këtë herë imazhi i ndarë prej saj tregon një situatë ndryshe.

Në foton e publikuar në Story, Efi shfaqet e shtrirë në shtëpi, teksa vëmendjen kryesore e merr këmba e saj e fashuar.

Duke parë imazhin, duket se bëhet fjalë për një lëndim në pjesën e kyçit, i cili është i mbështjellë me një stabilizues mjekësor (ortozë).

Përbri fotos, ajo ka zgjedhur të shkruajë vetëm fjalën “Pushim.”, duke lënë gjithçka në mister.

Efi nuk ka dhënë detaje se si ka ndodhur ky incident apo nëse bëhet fjalë për ndonjë tërheqje muskulore apo lëndim më serioz.

Siç duket, bukuroshes do t’i duhet të qëndrojë për pak kohë larg lëvizjeve të shumta derisa këmba e saj të rikuperohet plotësisht.

Ne i urojmë Efit një shërim sa më të shpejtë dhe shpresojmë që ky “pushim” i detyruar të kalojë sa më lehtë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark