Është përshkallëzuar protesta sapo tubuesit janë afruar pranë policisë së Tiranës.
Aty ata janë pritur nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë të cilat kanë hedhur ujë dhe gazlotsjellës mbi ta.
Forcat speciale duke hedhur fillimisht ujë për t’i shpërndarë më pas gaz lotsjellës.
Theksojmë se kjo është dita e pestë e protestës në Shqipëri pas vrasjes së 25 vjeçarit, Klodian Rasha nga një efektiv policor, shkruan Insajderi.