×
  • Lajme
  • Insajderi

    Çka po ndodhë në Hagë e si po shkon gjykimi?

    Insajderi
    08 May 2022 - 20:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kanë kaluar më shumë se një vjet e gjysmë që ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Sali Mustafa po mbahen në paraburgim pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Për procesin e këtij gjykimi për InDoks ka folur Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare, ai ka vite që i monitoron rastet e krimeve të luftës që janë gjykuar në Kosovë.

    E ka monitoruar edhe Gjykatën Speciale.

    Alija në intervistë të InDoks ka treguar edhe një herë se çka në fakt po ndodhë në Gjykatën Speciale në Hagë.

    “Të gjithë e dimë se deri tash janë ngritur 4 aktakuza, 3 kanë të bëjnë me krimet e luftës dhe 1 ka të bëjë me krimin kundër njerëzimit po ashtu dhe një rast kundër Gucatit dhe Haradinajt lidhet me pengimin e administrimit të drejtësisë”, sqaron për InDoks Alija.

    Alija ka treguar se deri ku ka shkuar gjykimi për kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së,, Hysni Gucati e nënkryetarin e saj, Nasim Haradinaj.

    “Rasti i Gucatit dhe Haradinajt ka përfunduar shqyrtimi kryesor tani trupi gjykues është tërhequr dhe ka afat deri në 90 ditë ta merr aktgjykimin me shkrim dhe ta sjell vendimin qoftë lirues apo dënues lidhur me akuzat me të cilat ngarkohen”, u shpreh ai.

    “Rasti i Salih Mustafës është në shqyrtim kryesor, prokuroria i ka kry dëshmitarët e vet i ka dëgju tani janë duke u dëgjuar dëshmitarët e alibisë, mbrojtjes – rasti i Thaçit dhe të tjerëve është në procedurën paraprake janë duke u mbajtur periodikisht këto konferencat statusore apo seancat përgatitore, prokuroria e ka transferu lëndën tek mbrojta, mbrojtja është duke bërë hulumtime përgatitje për shqyrtimin kryesor si dhe rasti i fundit i Pjetër Shalës edhe ai është në procedurën përgatitore, pra bëhet përgatitja për shqyrtimin kryesor”, tha Alija.

    Monitoruesi i Fondit për të Drejtën Humanitare ka sqaruar dallimet e proceseve gjyqësor të Gjykatës Speciale në Hagë me ato në Kosovë.

    “Gjykata Speciale pak të themi po dallon nga procedurat vendore sidomos kjo procedura përgatitore është duke zgjatur më shumë se tek proceset në Kosovë. Kemi fat që procedura përgatitore tek rasti i Gucatit ka qenë më e gjatë se shqyrtimi kryesor pra kjo gjykatë në njëfarë forme i bënë të gjitha parapërgatitje ku edhe në disa raste e limiton edhe kohën e marrjes në pyetje edhe sa dëshmitarë ka, çdo gjë e bën paraprakisht dhe tek shqyrtimi i kryesor atëherë e kanë njëfarë axhende se si duhet të procedohet dhe deri ku do të procedohet lënda”, ka thënë ai.

    Deri tash janë ngritur 4 aktakuza. Disa janë në proces gjykimi, e aktakuza me më shumë peshë deri tash, ajo kundër ish-Presidentit Hashim Thaçi, ish-Kryepralmentarit, Kadri Veseli, Ish-Zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi e ish-Shefit të deputetëve të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi është ende në faza përgatitore.

    Çdo kërkesë e tyre për ti liruar nga paraburgimi është refuzuar.

    Dokumentari i plotë InDoks | Gjykata anti-UÇK:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark