Çka thuhet në aktakuzën kundër Sasha Mirkoviqit, i cili po akuzohet se i siguroi vota Ardiana Hoxhiqit gjatë zgjedhjeve parlamentare? – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Çka thuhet në aktakuzën kundër Sasha Mirkoviqit, i cili po akuzohet se i siguroi vota Ardiana Hoxhiqit gjatë zgjedhjeve parlamentare?

    Insajderi
    14 August 2023 - 15:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Parregullsi me votat gjatë votimit më 14 shkurt 2021 kanë bërë që Prokuroria Speciale e Kosovës të ngre aktakuzë ndaj ish nënkryetarit të komunës së Kllokotit, Sasha Mirkoviq.

    Sipas njoftimit nga Prokuroria thuhet se Departamenti Special, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit ish nën-Kryetar i Komunës së Kllokotit, për shkak se u vërtetua dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’’ e sanksionuar me nenin 210 lidhur me nenin 31 të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.

    “Prokuroria Speciale njofton se hetimet kanë vërtetuar se i pandehuri S.M. në bashkëkryerje me të dënuarin B.D. dhe persona të tjerë, ka kanosur seriozisht qytetarët e nacionalitetit serb të Komunës së Kllokotit, me qëllim të ndikimit në vullnetin e tyre zgjedhor, gjatë periudhës kohore të zgjedhjeve të Përgjithshme të Parakohshme Parlamentare të mbajtura me datë 14 shkurt 2021, duke u kërkuar që të votojnë për subjektet e caktuar politike, me kërcënimin se do ti largonin nga puna, ashtu që i dënuari B.D. në cilësinë e Kryetarit të Komunës, ka siguruar vota në mënyrë të kundërligjshme për subjektin politik ‘’Lista Serbe’’, kurse i pandehuri S.M. në cilësinë e nënkryetarit të Komunës së Kllokotit, ka siguruar vota për subjektin politik me numër 129 ‘’ Ujedinjina Zajdenica- Ardiana Hoxhiq’’, thuhet në njoftim.

    Mirkoviq përpara tri vitesh u pati shpallë fajtor për keqpërdorim të detyrës zyrtare, gjatë kohës sa shërbente si numri dy i Komunës së Kllokotit.

    Ai u pati dënuar me 180 ditë burg.

    Gjykata Themelore në Prishtinë më 28 shkurt 2022, e ka dënuar me një vit burgim me kusht ish-kryetarin e Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq, për veprën penale të cenimit të përcaktimit të lirë të votuesve. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark