Clinton ende ka gjasë të fitojë, 4 shtetet e mbetura mund ta ndalin Trump - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Clinton ende ka gjasë të fitojë, 4 shtetet e mbetura mund ta ndalin Trump

    Insajderi
    09 November 2016 - 08:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hillary Clinton ende ka gjasë që ta fitojë garën presidenciale, pavarësisht se është në disavantash të madh.

    Ka mjaftë vota elektorale që mund të ndalin Donald Trump nga fitorja, për aq kohë ku pjesa e mbetur e shteteve mund të kthehen në favorin e Clinton.

    Shtetet e mbetura si Pensilvania, Miçigan, Minesota dhe Arizona mund të jenë të mjaftueshme për të arritur 270 votat elektorale të duhura për ta çuar atë drejt Shtëpisë së Bardhë.

    Tash për tash siç shkruan The Independent, Trup ka 238 vota karshi Clinton 215. Kështu mbesin edhe 85 vota që qojnë te fitoja dhe vijnë nga shtetet ku gara është e zjarrtë.

    Shtetet si Pensilvania dhe Miçigan bashkë bëjnë 36 vota që e qojnë Clinton te fitorja. Ani pse ajo aktualisht është duke i humbur ato, nuk ka një margjinë se fitorja e Trump është punë e kryer, shkruan periskopi.

    Edhe barazimi shihet si mundësi e i përket Dhomës Përfaqësuese që ta përcaktojë fituesin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark