Demokratja Hillary Clinton është bërë gruaja e parë në historinë e Shteteve të Bashkuara që nominohet për presidente nga një parti e madhe.
Gruaja e ish-presidentit amerikanc Bill Clinton, arriti të mbledhë votat e nevojshme nga 50 shtetet në Konventën Kombëtare Demokratike, njofton Insajderi.
Ajo do të garojë përballë të nominuarit të Partisë Republikane, Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të cilat do të mbahen në nëntor. /Insajderi.com