Clinton: Lajmet e pavërteta po cënojnë demokracinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Clinton: Lajmet e pavërteta po cënojnë demokracinë

    Insajderi
    09 December 2016 - 08:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton i ka quajtur “lajmet e pavërteta” si “rrezik” që duhet të ndalohet, gjatë paraqitjes së saj të dytë prejse ka humbur garën presidenciale, në kohën e përhapjes së madhe të propagandës.

    “Ne duhet të ngritemi për të mbrojtur demokracinë tonë” dhe të zvogëlojmë “epideminë e lajmeve të pavërteta dhe propagandës false që ka vërshuar rrjetet sociale përgjatë vitit të fundit”, ka thënë Clinton në Uashington më 8 dhjetor.

    “Tani është e qartë se të ashtuquajturat ‘lajme të pavërteta’ mund të kenë pasoja në botën e vërtetë. Kjo nuk ka të bëjë me politikën apo militantizëm. Jetërat janë në rrezik”, ka thënë ajo.

    “Është me rëndësi që udhëheqësit nga sektori privat dhe ai publik të rrisin masat për të mbrojtur demokracinë tonë dhe jetërat e pafajshme”, ka shtuar më tej ajo.

    Clinton e cila edhe vet ka qenë viktimë e lajmeve të pavërteta, nuk i ka fajësuar këto të fundit për humbjen e saj në zgjedhje, ndonëse analistët thonë se lajme të tilla që janë shpërndarë me të madhe në “Facebook”, kanë luajtur rol të madhë.

    Deklarimet e saj duket se i janë referuar një raportimi të përhapur me të madhe pak para zgjedhjeve që thoshte se Clinton dhe stafi i i saj i fushatës e udhëheqin një rrjet të prostitucionit me fëmijë afër një restauranti që shet pizza në Uashington.

    Ky lajm e ka nxitur një burrë nga Karolina e Veriut që, duke e përdorur një pushkë, të bastisë restaurantit në fjalë gjatë fundjavës së fundit që të hetojë” nëse raportimi është i vërtetë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark