Insajderi
Botë

Clinton për Epstein: Jam tmerruar me krimet që ka kryer, merreni në pyetje mikun e tij, Trumpin

Insajderi
26 February 2026 - 18:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Clinton për Epstein: Jam tmerruar me krimet që ka kryer, merreni në pyetje mikun e tij, Trumpin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, i përsëriti ligjvënësve në deklaratën e saj hapëse të enjten se nuk ka informacion për aktivitetet kriminale të Jeffrey Epstein dhe bashkëpunëtores së tij, Ghislaine Maxwell.

Ish-Zonja e Parë e SHBA-së gjithashtu i bëri thirrje Kongresit ta merrte në pyetje presidentin aktual, Donald Trump

“Si çdo person i ndershëm, jam tmerruar nga ajo që kemi mësuar për krimet e tyre”, tha ajo për Epstein dhe Maxwell.

“Është e pabesueshme që Epstein fillimisht mori një ‘shuplakë’ në 2008, gjë që i lejoi të vazhdonte praktikat grabitqare për një dekadë tjetër”, shtoi 78-vjeçarja në deklaratën e publikuar në platformën X.

Clinton aktualisht po përballet me pyetjet e anëtarëve të Komitetit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve në Chappaqua, New York.

Në deklaratën e saj, ajo akuzoi kryetarin republikan të panelit, James Comer, se po e shënjestronte për arsye politike dhe i kërkoi panelit ta pyeste Trumpin – i cili dikur ishte mik me Epstein – nën betim për njohuritë e tij rreth personit të dënuar për trafikim seksual të fëmijëve.

“Çfarë po mbahet pezull? Kush po mbrohet? Dhe pse ky mbulim?”, pyeti ajo, ndërsa bashkëshorti i saj, ish-presidenti amerikan Bill Clinton, do të dëshmojë të premten si pjesë e hetimit të Kongresit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark