×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Clinton përplaset me Sanders për shkak të Obamas

    Insajderi
    12 February 2016 - 10:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidatët demokratë për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton dhe Bernie Sanders janë përplasur me fjalë lidhur me mbështetjen për presidentin në debatin e parë pas atij në New Hampshire.

    Hilary Clinton e ka parë veten si mbrojtëse të Barack Obamas dhe politikës së tij, duke e ‘sulmuar’ Sandersin për kritikat e tij ndaj presidentit aktual, raporton BBC.

    “Këto kritika që i dëgjoj nga Senatori Sanders, unë i pres nga Republikanët”, ka thënë Clinton.

    Gjatë gjithë debatit ka pasur diskutime, derisa Sanders gjatë fjalës së tij më shumë u fokusua në programin e tij, raporton Insajderi

    Por, Clinton edhe në këtë rast e ka kritikuar duke thënë se nuk janë në luks që të premtojnë diçka që nuk do të mund të realizonin, duke iu referuar premtimeve të Sanders.

    “Ne kemi një obligim që të tregojmë qëndrimin tonë, i cili është se nuk mund të bëjmë premtime që s’mund t’i mbajmë”, ka thënë Clinton.

    Në ditët në vazhdim Nevada dhe South Carolina do të jenë shtetet që do të votojnë për kandidatët presidencial./Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark