Rrjeti është mbushur me video nga të rinjtë që mendojnë se në portin e Sarandës është ankoruar jahti i Jeff Bezos. Në ‘Tik Tok’ ata shkruajnë se përballë kanë jahtin e miliarderit të njohur në botë.
‘Kur jahti i Jeff Bezos është ankoruar përballë shtëpisë tënde’-shkruhet në një video që po qarkullon në rrjetet sociale.
ahti 136 metra i gjatë, me 11 kabina luksi dhe me kapacitet për 25 pasagjerë dhe me një vlerë marramendëse prej 3 milionë euro për vetëm një javë ka vizituar ditën e djeshme Sarandën. Ky është vetëm një nga jahtet që vitet e fundit frekuentojnë Sarandën, për tu furnizuar me naftë.
Në fakt, në atë jaht nuk është Jeff Bezoss dhe as nuk është i tiji.
Pronësia e jahtit në media thuhet se është i themeluesit të Amazon, Jeff Bezos mirëpo me një kërkim të thjeshtë zbulohet se mjeti rezulton në pronësi të një kompanie e cila e jep me qira.
Drejtori i Portit të Sarandës ka treguar se nga të dhënat e tij në bord nuk ka personazhe VIP, por vetëm anëtarët e ekuipazhit. Ata kanë kërkuar leje për tre ditë me qëllim kryesor mbushjen me karburant.