Insajderi
Insporti

Çmenduri, kështu festuan mbrëmë tifozët e Arsenalit para stadiumit pas shpalljes kampion

Insajderi
20 May 2026 - 08:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Çmenduri, kështu festuan mbrëmë tifozët e Arsenalit para stadiumit pas shpalljes kampion
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tifozët e Arsenalit kanë vërshuar rrugët jashtë stadiumit “Emirates”, duke ndezur fishekzjarrë dhe duke valëvitur flamuj, për të festuar titullin e parë të Ligës Premier pas 22 vitesh.

Skenat e “çmendura” në veri të Londrës shpërthyen pasi barazimi i papritur 1-1 i Manchester Cityt ndaj Bournemouthit e mbylli matematikisht garën për titull, duke i kurorëzuar zyrtarisht “Topçinjtë” si kampionët e padiskutueshëm të Anglisë.

Në rrjetet sociale u shpërndanë gjerësisht video të ndryshme, ku shihet se tifozët e Arsenalit nuk humbën kohë dhe u mblodhën menjëherë pranë “Emirates” për të festuar këtë triumf historik.

Pamjet mbresëlënëse tregojnë një “det” tifozësh që ndriçojnë qiellin e natës në veri të Londrës me flakadanë të kuq, duke kënduar njëzëri dhe duke valëvitur me krenari flamujt e klubit, në shenjë feste për arritjen e madhe.

Skuadra e palodhshme e Mikel Artetës e siguroi titullin “nga divani”, pasi Manchester City la pikë vendimtare.

Ekipi i Pep Guardiolës u ndal me barazim 1-1 nga Bournemouth në “Vitality Stadium”, rezultat që i la kampionët në fuqi katër pikë pas Arsenalit, me vetëm një ndeshje të mbetur deri në fund.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark