Insajderi
Lajme

Çmimet e derivateve sot në Kosovë

Insajderi
18 August 2026 - 09:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Çmimet e derivateve sot në Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme, 18 gusht 2026.

Krahasuar me një ditë më parë, çmimi i naftës ka mbetur i pandryshuar, ndërsa benzina është liruar për 1 cent dhe gazi është shtrenjtuar për 1 cent.

Sipas vendimit, çmimet maksimale janë: Nafta (dizel): 1.76 euro për litër, Benzina: 1.49 euro për litër dhe Gazi: 0.62 euro për litër

Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

MINT ka bërë të ditur se ankesat e qytetarëve lidhur me çmimet e derivateve mund të adresohen te institucionet përkatëse. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark