Insajderi
Lajme

“Çmimet nuk lëvizin, s’ka rëndësi nëse ndodh që plazhi të jetë bosh”, Ish-deputeti ironizon me çmimet në Shqipëri

Insajderi
22 July 2024 - 13:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Çmimet nuk lëvizin, s’ka rëndësi nëse ndodh që plazhi të jetë bosh”, Ish-deputeti ironizon me çmimet në Shqipëri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj është duke kaluar pushimet në bregdetin shqiptar. Nga atje, ai është tallur me çmimet e larta dhe rënien e numrit të turistëve.

Nitaj thotë se çmimet nuk lëvizin pavarësisht se shezllonët janë bosh, shkruan Insajderi.

“E veçanta e bregdetit shqiptar…çmimet nuk lëvizin, s’ka rëndësi nëse ndodh që plazhi të jetë bosh. Një herë kanë folur këta burra”- tha Nitaj.

Këtë vit, pushuesit në bregdetin shqiptar janë ankuar me çmimet e larta që po mbizotërojnë posaçërisht në pjesën jugore të Shqipërisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark