Aksesori më i dashur i vajzave të famshme mund të vendoset në të gjitha stilet e veshjes, që nga ato rock e deri tek ato më klasiket dhe romantiket, ashtu siç VIP-at propozojnë. Nuk duhet të habiteni nëse e shihni gjithashtu të kombinuar me fustane në tapetin e kuq ose duke krijuar kontrast i vendosur mbi xhaketën e një kostumi bazik,është fjala për rripin e belit, atë të propozuar nga Gucci dhe Alessandro Michele, drejtori kreativ i kësaj marke që nga fillimi i vitit 2015.