×
  • Lajme
  • Lajme

    Çmimorja e këngëtareve kosovare, kush paguhet me shumë e kush me pak dhe sa paguajnë ata taksa?

    Insajderi
    09 February 2020 - 22:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarët, sipas të dhënave të ofruar për InDoks nga ATK-ja kanë kontribuar në arkën e shtetit për dy vitet e fundit në afro 1.5 milionë euro. Sipas ATK-së në vitin 2018 janë paguar mbi 730 mijë euro derisa në vitin 2019 janë paguar mbi 750 mijë euro të tjera.

    InDoks ka folur në kushte anonimiteti me menaxherë e ish-menaxherë këngëtarësh. Shifrat që ata japin lënë shumë dyshime që shmangia e tatimit është ende fenomen që e shoqëron biznesin fortë profitabil të muzikës në Kosovë. Disa prej emrave në vazhdim u janë bërë publike edhe nga persona të tretë shifrat, por pjesa më e madhe nuk i ka komentuar ato.

    Kështu sipas këtyre të dhënave të publikuara nëpër media thuhet se , këngëtarja që u bë hit ne vitin 2018 për muzikën e saj, e më shumë për mënyrën se si prezantohej në dukje, Tayna, për një koncert merr nga 7 mijë deri në 11 mijë euro, derisa këngëtari me emrin Capital T paguhet deri në 8 mijë euro për një koncert, aq sa paguhet për atë përformancë edhe Getoar Selimi. Butrint Imeri, Dhurata Dora e reperi shqiptar Noizy paguhen nga 7 mijë deri në 8 mijë euro për një koncert, derisa Ledri Vula merr diku 2 mijë euro më shumë se ta për koncert.

    Për Dafina Zeqirin merret vesh se paguhet më pak se ta, dhe çmimet e saj për koncert fillojnë nga 4 mijë euro e mund të arrijnë në 6 mijë, varësit nga marrëveshja.

    Sinan Vllasaliu e Ramadan Krasniqi, siç merret vesh, fillojnë me shifra prej 5 mijë eurosh për mbrëmje, derisa këngëtari i muzikës turbo-fol, i njohur si ‘Meda’, starton negocimin me 7 mijë euro për mbrëmje. Këngëtarët e rinj të repit si Fero e Rina vlerësohen në treg me nga 3 mijë euro për koncert, aq sa merret vesh që vlerësohet edhe Gjiko, një këngëtar tjetër nga Peja që nuk është krejt e qartë se çfarë muzike këndon.

    InDoks në këtë episod do të trajtoj historinë e vënies së estradës nën hetime. Dyshimet e fuqishme për shmangie tatimi. Rastet që atyre iu hapën me bujë e u shuan më vonë. Dhe konfirmimet zyrtare për hetime nga Prokuroria/InsajderiInDoks

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark