Një nga profesionet e rralla që vazhdojnë të ekzistojnë në Shqipëri, është ai i çobanit.
Kjo punë është e vështirë dhe shpesh me shumë pak të ardhura, por nuk ka qenë i tille fati i besim Hysenbelliut nga Skrapari, i cili thotë se me tufën e tij të deleve është bërë milioner.
Ai ka vetëm një merak, i biri mbeti pa martuar sepse siç thotë Hysenbelliu vajzat në fshatin e tij nuk duan një burrë coban, por duan të ikin në Tiranë.
Duke shkuar për Sarandë rrugës takova një çoban. Besim Hysenbelliu, së bashku me djalin e tij dhe 800 dhentë është duke shkuar nga Skrapari në Livadhia të Sarandës.
Ka 7 ditë që ecën në këmbë dhe thotë se i duhen edhe 2 të tjera për të mbërritur pranë familjes.
Besimi thotë se kopeja e deleve e ka bërë milioner, vetëm në 6 mujorin e fundit ka fituar 6 milionë e 500 mijë lekë.
Të jesh çoban në ditët e sotme sipas Besimit e ka një kosto, pasi djali i tij ka mbetur beqar, pasi vajzat sipas tij duan të jetojnë më Tiranë.
Pavarësisht vuajtjeve një gjë është e sigurt nga njerëz si Besimi, konsumatori ynë mund të ushqehet të shëndetshëm. /Insajderi.org