Lidhja e Cole Palmer me Manchester United vazhdon të mbetet temë e nxehtë, ndërsa raportimet sugjerojnë se ylli i Chelsea FC do ta konsideronte një largim nga Stamford Bridge.
Palmer ka qenë nën presion të madh nga tifozët e Chelseat këtë sezon, pasi forma e tij ka pësuar rënie të ndjeshme.
Reprezentuesi i Anglisë ka realizuar vetëm katër gola nga loja e hapur në Premier League, ndërkohë që shumëkush vlerëson se ai nuk e meriton një vend në skuadrën e Thomas Tuchel për Kupën e Botës.
24-vjeçari pati një tjetër paraqitje zhgënjyese në humbjen 3-1 të Chelseat ndaj Nottingham Forest, ku “numri 10” i Bluve humbi edhe një penallti.
Megjithatë, Palmer kishte deklaruar në prill, sipas The Guardian, se nuk ka plane për t’u larguar nga Chelsea në një të ardhme të afërt, pavarësisht se është rritur si tifoz i Manchester United.
Produkti i akademisë së Manchester City mbetet i fokusuar që ta mbyllë sezonin sa më mirë dhe të sigurojë një vend në listën e Anglisë së Tuchel për Kupën e Botës.