Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Collaku, është takuar sot me ambasadorë të shteteve anëtare të BE-së, të cilat i ka informuar “rreth përmbushjes së tetë rekomandimeve të fundit në procesin e liberalizimit të vizave dhe hapave të radhës që priten në javët e ardhshme”.
Çollaku ka postuar në llogarinë e tij në Facebook një foto nga takimi që ka pasur me ambasadorët, që sipas tij, patën vlerësim pozitiv për përkushtimin e institucioneve kosovare “dhe konfirmuan mbështetjen e shteteve të tyre përkatëse në këtë drejtim”.
Takimi në mes të Ministrit Collaku dhe ambasadorëve të shteteve anëtare të BE-së është organizuar nga Zyra e BE-së në Kosovë.
Në muajin dhjetor, Komisioni Evropian kishte publikuar raportin e përmbushjes së kriterve për liberalizmin e vizave për Kosovën, ku ishte konstatuar se që kjo të ndodhë, Kosova duhet të plotësoje edhe tetë kritere.
Zyrtarët e lartë të shtetit që nga ajo kohë janë shprehur të bindur se liberalizimi i vizave do të ndodhë gjatë vitit 2016./Insajderi.com